Në gjyqin për Denis Shtrazën te Krimet e Rënda kanë dëshmuar tre policët që kanë kryer hetimet për rrëmbimin e Gaz Çollakut.

Dëshmojnë dy oficerë të Krimeve të Rënda të Policisë së Durrësit, Rebani Farruku e Alfred Hoxha dhe një oficer i Policisë Gjyqësore, Lorenc Dervishi.

Policët kanë treguar se si u konstatuan njollat e gjakut në makinën "Mercedes ML" më të cilën dyshohet të jetë rrëmbyer Çollaku.

Farruku dëshmoi se kishte bërë kontrollin paraprak të mjetit të Shtrazës, e cila ishte dërguar në pikë bllokimi e më pas ishte rimarrë për këqyrje.