Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës ku 3 pjesëtarë të policisë së Kosovës u rrëmbyen nga forcat speciale serbe të njësisë “Kobra”.
Përmes një postimi në Tëitter, Rama bën me dije se nuk po heshtin, por po presin reagimin e KFOR-it, i cili po heton rastin.
Rama: Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.
Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!