Një vajzë e vogël është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në Aleppo, që u shkatërrua nga një sulm ajror.

Pamjet e publikuara nga mediat siriane tregojnë vajzën pesë vjeçe Rawana Alowsh, që duket në gjendje të pavetëdijshme.

Fillimisht, asaj i dukeshin vetëm flokët, por pas ndërhyrjes së disa vullnetarëve u arrit nxjerrja e vogëlushes nga rrënojat.

Gjendja e saj shëndetësore nuk dihet, gjithashtu është e paqartë nëse ndonjë prej pjesëtarëve të familjes së saj i ka mbijetuar sulmit ajror.