RRESHEN, 6 korrik 2013 – Një 40-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Rrëshen, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima, Antoni Keçi, po udhëtonte me motoçikletë drejt fshatit Skuraj, kur ka humbur kontrollin e mjetit.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.





