Si pasojë e rrëshqitjes të dherave në rrugë, mëngjesin e sotëm është bllokuar Dogana e Trebishtit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.

Rruga është bllokuar në të dyja krahët. Kjo doganë lodh zonën e Gollobordës me Maqedoninë.

Rrëshqitja e dherave në rrugë është rreth 30 metra gjatësi gjë që ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Po punohet për zbllokimin e rrugës dhe normalizimin e situatës.