Rrëshqitje dherash te varrezat e vjetra në Durrës. Mësohet se për pasojë janë zhvendosur katër varre ndërsa rrezikojnë edhe të tjerë.
Qytetarët thonë se askush nuk ka ardhur për të ndërhyrë edhe pse kanë komunikuar me ndërmarrjen që i mirëmban.
“Çfarë katastrofe, atje poshtë kanë rrëshqitur gjithë varret, janë duke rënë në kanal. Është një tmerr. Varret po shkojnë për t’u larë. Edhe të vdekurit nuk kanë siguri në varr.”, dëgjohet të thotë një qytetare në videon e mëposhtme.
“Paguajmë taksa në shtet, na ikin të vdekurit nga varri, lahen brenda në lumë”, përfundon ajo.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak Durrës miratoi privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave të qytetit.
Lidhur me këtë vendim, Partia Demokratike ka kallëzuar në KQZ, Bashkinë Durrës se ka shkelur nenin 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor si dhe parashikimet e Vendimit Nr. 9 të Komisionit Rregullator pranë KQZ-së, ndaj kërkojnë nga këto të fundit shqyrtimin e këtij kallëzimi sipas parashikimeve ligjore.





