Prej disa ditësh në vendin tonë mbizotërojnë temperaturat e ulta dhe kjo ka shkaktuar edhe ngrica të shumta.

Në Korçë veç temperaturave të ulta qytetarët po përballen dhe me akullin e shumtë në rrugë. Disa lagjie dhe pedonalja në bashkinë e Korçës janë të përfshira nga ngrica, ndërsa disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se në urgjencën e Korçës janë paraqitur 10 qytetarë të cilët kanë pësuar fraktura nga rrëshqitjet në akull dhe situata mbetet problematike.

Qytetarët e Korçës i bëjnë thirrje bashkisë dhe firmave kontraktuese që kanë marrë përsipër të pastrojnë qytetin të marrin masa sa më shpejt.