PRISHTINE- 24 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës, janë plagosur si pasojë e një aksidenti të sot në mesditë në rrugën Shtërpcë-Prevallë. 

Autobusi që po transportonte nxënës ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe toger Xhavit Xhokli, përgjegjës për trafikun rrugor, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 të ditës së sotme. 

Ai tha se të gjithë nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit të Shtërpcë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin.