Një 48-vjeçar nga Tropoja ka mbetur i plagosur teksa mjeti me të cilin udhëtonte ka përfunduar në humnerë.

Aksidenti u regjistrua në vendin e quajtur Demushaj në Tropojë, ku si pasojë e rrugës me akull ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë mjeti tip “kamionçinë” me targa AA 888 JK, me drejtues Shkëlzen Gjyriqin.

Drejtuesi i mjetit mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Bajram Currit.