TIRANE – Një 50-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një pallat në zonën e “Komunës së Parisit”, ku shtetasi Met Meta ka rrëshqitur nga tarraca teksa po kryente disa saldime.
Përplasja në tokë ka qenë fatale për 50-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.





