Rreth dy javë pas rrëshqitjes së dherave në kodrën e Currilave, kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Osman Stafa, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se PD-ja ka nisur procedurat e denoncimit si në Prokurori ashtu në KLSH, për të vënë përpara drejtësisë autorët përgjegjës të kësaj masakre mjedisore.
Sipas Stafës, kemi të bëjmë me një abuzim dhe vjedhje të fondit të shtetit, i cili ka investuar plot 2.4 miliardë dollarë për rehabilitimin e kodrës së Currilave.
“Partia Demokratike në bashkëpunim me avokatët e saj po përgatit dosjen për t’i dërguar një kërkesë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe një dosje drejt organit të Prokurorisë për fillimin e procedurave ligjore”, deklaroi Stafa në një komunikim për mediat.





