28 nëntor 2015 – Një pallat në zonën e kopshtit Botanik në Tiranë rrezikon shembjen, pas gërmimeve të bëra nga një firmë ndërtimi.
Firma ka gërmuar shumë pranë me pallatin, dhe si pasojë pallati rrezikon të shembet. Situata është alarmante, dhe rreth 20 familje që banojnë në këtë pallat janë evakuuar, proces ky që ka filluar nga mbrëmja e djeshme.
Sipas të dhënave të para, aktualisht në vendngjarje ndodhen forca të policisë së shtetit, asaj bashkiake, mjete të zjarrfikëses dhe punonjës të OSHEE-së, të cilët po kryejnë shkëputjen e energjisë elektrike nga godina e pallatit, duke marrë të gjitha masat për evitimin e çdo tragjedie të mundshme.
/portali DurresLajm/