Në një reagim për “DurrësLajm” Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës sqaron se janë njohur me situatën e krijuar në fshatin Likmetaj, Ishëm nga rrëshqitja masive e dheut.
Sipas të njëjtave burime, në vendngjarje kanë qenë përfaqësues nga bashkia dhe SHRUK Durrës.
“Për momentin tubacioni i ujit nuk rrezikohet. Bashkia do të kryejë riparimin e rrugës dhe mbushjen e saj në pikat ku ka rrëshqitje dheu”,– bëjnë të ditur burime nga Ujësjellësi.






