Qarku Korçë vijon të përballet me temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës, që kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe bllokime në rrugët rurale.

Familje janë evakuuar në fshatrat Cërravë dhe Dardhas në Bashkinë Pogradec, ndërsa rruga Dunicë në Njësinë Administrative Trebinjë dhe rruga Zall–Torra në Proptisht mbeten të pakalueshme.

Në akset nacionale, qarkullimi kryhet me goma dimërore dhe po kryhen pastrime dhe kriposje në segmentet Boboshticë–Dardhë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë–Ersekë, ndërsa problem mbeten aluvionet me baltë nga skarpatat, sidomos në zonën e Lozhanit.

Furnizimi me energji elektrike është i garantuar për konsumatorët e rëndësishëm, megjithëse disa fidera rurale janë pjesërisht pa energji. Strukturat e emergjencave civile dhe ekipet operative të OSHEE-së janë në terren për të menaxhuar situatat dhe për të rikthyer furnizimin normal në zonat e prekura.

Autoritetet paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e ekipet në terren, duke monitoruar situatën deri në neutralizimin e plotë të problematikave.