Si pasojë e motit të përkeqësuar, janë regjistruar dy bllokime rrugësh në aksin Gjirokastër-Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urës së Leklit dhe në zonën e njohur si Shkalla e Zezë.

Bllokimet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave, të cilat kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve. Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për zhbllokimin e të dyja korsive.

Aktualisht, qarkullimi po vijon me vështirësi dhe vetëm në një korsi.