Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika në rrugë por pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në disa akse ka patur rënie inertesh për të cilat po punohet nga kontraktori për pastrimin.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të…

Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on Thursday, February 11, 2021