Që prej mbrëmjes së djeshme një pallat në Gjirokastër rrezikon shembjen për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Për shkak të rrezikut të shembjes, janë marra masat duke evakuuar banorët e pallatit.

Një pjesë e mirë e kateve të para tashmë të bllokuara nga sasia e madhe e dheut të rënë, ndërsa në rrezik ndodhen edhe tre banesa private që gjenden sipër rrugës ku kanë nisur shkarjet. 

Disa banesa janë pushtuar nga uji dhe balta. Raportohet se në gjendje tepër të vështirë ndodhen banorët në “Kodrën e Shtufit”.