Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq, kanë bërë që një masiv i madh dheut të shembet pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit.

Si rrjedhojë, sipas News 24,  mëngjesin e sotëm është bllokuar qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.

Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen. Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej orësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.

Reshjet e shumta të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar e kanë vështirësuar situatën duke bërë që të ketë probleme në rrugët kombëtare të qarkut Dibër.