SHBA, 25 mars 2014 – Fotot para dhe pas rrëshqitjes masive të dheut dëshmojnë situatën katastrofike të krijuar në provincën Oso, në Uashington. Rrëshqitja e dheut shkatërroi 100 shtëpi, vrau 14 persona, ndërsa 176 të tjerë rezultojnë të humbur.

Ekipet e kërkimit kanë punuar ditë e natë, duke përdorur helikopterë dhe kontrolle me lazer, por autoritetet pranojnë se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar. Duke folur pasi vëzhgoi situatën nga ajri, guvernatori i shtetit të Uashingtonit, Jay Inslee deklaroi se, “shkatërrimi ka shkuar përtej imagjinatës”. Ai tha se rrëshqitja “kishte ndarë një mal në dysh” dhe më pas ka përfshirë qytetin që shtrihej poshtë. Asgjë që ndodhej në shtegun e baltës nuk ka mbetur në këmbë. “Është një shkatërrim absolut që na shkakton shumë dhimbje”, deklaroi guvernatori. 

Anëtarë të familjeve të dëmtuara po përdorin sharra elektrike dhe po gërmojnë me duar për të gjetur të afërmit e humbur. Shkak për këtë rrëshqitje masive dheu janë bërë shirat e dendura dhe specialistët deklarojnë se nuk përjashtohet mundësia që reshje të furishme të ketë sërish. Disa ekspertë kanë deklaruar se e kishin parashikuar që një gjë e tillë do të ndodhte që në vitin 1999.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/