Rrëshqitja e tokës në Bulqizë, ka sjellë dëmtime serioze në aksin rrugor Qafë e Buallit-Vajkal.
Ky aks rrugor, pjesë e Rrugës së Arbërit është kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve, pasi asfalti ka pësuar dëmtime të mëdha.
Që prej ndërtimit të kësaj rruge, ky segment rrugor ka qenë problematik për shkak të cedimit të tokës nga burimet e nëndheshme, por edhe nga rrëshqitja e gurëve në të dyja anët e rrugës.





