Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Torino, pasi në garazhin e tij u gjendën rreth 1 kg kokainë.

Me precedentë të mëparshëm penalë, shqiptari kishte fshehur në garazhin e një pallati në Torino 930 gram kokainë.

Droga ishte e ndarë në tri pako, ndërsa u sekuestruan edhe materiale të tjera për paketimin e dozave të drogës si dhe një peshore precize.

Emri i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur.