Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka sjellë në vëmendje shqetësimin e disa pasagjerëve shqiptarë që janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut dhe nuk mund të kthehen në Shqipëri, për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia e COVID-19. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Çollaku tha se kjo është situatë e turpshme dje denigruese, ndërsa akuzoi Ministrinë e Jashtme për papërgjegjshmëri.
“Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik,nderda qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes.”, shkruan Çollaku.
MESAZHI I COLLAKUT:
Mbi 100 shqiptare te bllokuar ne aeroportin e Zyrihut.
Shqiptaret e bllokuar sipas deshmive deklarojne se po perpiqen te kontaktojne me numrat e ambasades tone,por asnje numer nuk pergjigjet.
Situate e turpshme,degraduese dhe diskriminuese per qytetaret shqiptare.
Ministria Jashtme dhe perfaqesite tona diplomatike e konsullore kane detyre e detyrim ligjor e kushtetues te mbrojne e kujdesen per jeten,interesin dhe dinjitetin e cdo shtetasi shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise.
Papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i përsëritur.
Indiferenca e drejtuesve te përfaqësive tona diplomatike eshte nje shkelje flagrante e ligjit te sherbimit te jashtem dhe detyrave themelore qe këta drejtues kane.
Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare, miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve.
Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik, nderda qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes.





