Qeveria shqiptare ka dhënë rreth 2 milionë euro për rikonstruksionin e plotë të Pediatrisë së Durrësit.

Ky investim sipas drejtoreshës Nadire Jani, është një nga investimet më të mëdha që ka patur spitali i Durrësit, i cili do të sjellë kushte akoma më të mira përsa i përket shëndetit të fëmijëve.

Kohëzgjatja e projektit i cili ka nisur prej katër muajsh, është 26 muaj në total dhe pritet që në fillim të vitit 2021 të përfundojë.