Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se në kalatat portuale po përpunohen 5 anije, ndërsa 1 është në radë dhe 1 në në pritje.
“Rreth 20 mijë tonë mallra si melamin, skrap, xhama si dhe 250 njësi kontejnerike po përpunohen nga 5 anije në portin më të madh në vend”, thekson APD.
Ndërkohë, APD informon se 1 anije tregtare pritet të nisë procesin e përpunimit në orët e ardhshme, nga e cila do të përpunohen 4500 tonë çimento.
Në vitin 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.839,6 mijë tonë, duke u rritur me 13,2 %, krahasuar me vitin 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte është rritur me 8,6 %, krahasuar me vitin 2019.
Në dymujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 644.7 mijë tonë. Përgjatë periudhës janar-shkurt, mallrat e eksportuara me det zënë 53,2 % të vëllimit, ndërsa mallrat e importuara përmes detit zënë 48,7 % të vëllimit.