Rreth 3 vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Projekt-ligji i nxjerrë për konsultim publik, ka si qëllim mbulimin e humbjeve financiare nga tërmetet ndërsa detyrimin për t’u siguruar e kanë të gjitha banesat, përfshirë ato sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa; seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme. Nuk zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami ose të ngjashme; ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

Detyrimin për sigurimin nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre.”
Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit, ndërsa për shtresën në nevojë do të paguajë shteti. Vlera e tij do të përcaktohet nga këshilli i Ministrave. Projekligji parashikon ngrihen e Fondit Kombëtar për Tërmetet, i cili do të menaxhojë sigurimet e banesave por edhe të gjithë shumën e akumuluar nga ky sigurim i detyrueshëm.

Fondi Kombëtar për Tërmetet është përgjegjës për:

a)            shitjen e policave të sigurimit;
b)            administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
c)            krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit;
d)            risigurimin e primit;
e)            trajtimin dhe pagesën e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga  tërmetet;
Ky projekt-ligj, siç shpjegohet në relacionin shoqërues të projektligjit, vjen si nevojë e adresimit të ndikimit social dhe fiskal të tërmeteve, e për të siguruar fondet e nevojshme për rindërtimin e banesave, nisur nga tërmeti shkatërrues I 2019, që preku 200.000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pas rritjes së taksës së pronës, qeveria merr një