Publikohet buletini i të dhënave mbi Covid-19 në Itali për ditën e sotme.

Siç raporton Mbrojtja Civile Italiane, në 24 orët e fundit janë kryer 183 mijë tamponë, ndërsa janë regjistruar 29907 raste të reja infektimi dhe 208 viktima.

Kujtojmë se një ditë më parë, fiqnji ynë regjistroi 297 të vdekur nga virusi.

Dita e sotme ka shënuar dhe 2954 të shëruar më shumë duke e cuar numrin e përgjithshëm të tyre në 292 380.

Lombardia vijon të jetë edhe rajoni më i prekur. Në 24 orët e fundit ky rajon ka shënuar 8607 të infektuar. Më pas vjen Campania 3860, Piemonte 2024, Veneto 2300 të infektuar, Lazio 2351, Toskana 2379 etj.

Në repartet e terapisë intesive janë shënuar 96 pacientë më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin e tyre në 1939.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve që nga nisja e pandemisë arrin në 709,335 qytetarë, ndërsa ai i viktimave në 38,826 persona.