Në Shqipëri aktualisht ka mbi 700 portale, apo media online.
Mbi 700 portale ndahen në kategori nga më të ndryshmet, por gazetari Aleksandër Çipa ka zbuluar një detaj interesant në emisionin “Top Show” në Top Channel; rreth 40 portale shqiptare janë krijuar nga policë, ish-policë, prokurorë e gjykatës.
“Ka rreth 40 media online që janë krijuar nga ish-policë, policë, prokurorë dhe gjykatës. Po, i kanë krijuar ata për të patur influencën e tyre”, u shpreh Çipa.





