Një dekadë me luftime në Siri ka marrë jetën e gati gjysmë milioni njerëzve, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut sot në një raport të ri.
Shifra përfshin edhe 100.000 vdekje të konfirmuara gjatë periudhës së fundit. Sipas organizatës që nga viti 2011 deri më tani janë regjistruar 494.438 viktima.
“Shumica e këtyre vdekjeve ndodhën midis fundit të 2012-s dhe nëntorit 2015-s”, i tha AFP-së, kreu i organizatës, Rami Abdel Rahman.
Konflikti shpërtheu në 2011 me shtypjen e demonstratave pro-demokratike nga Damasku dhe duke përfshirë shumë lojtarë rajonalë dhe fuqi të mëdha, me miliona njerëz që ikën në internim.
Grupi militant, Shteti Islamik po ashtu ishte i përfshirë në luftën në Siri, por që të gjitha palët e tjera të përfshira në konflikt, e luftuan atë dhe arritën që ta largojnë nga bastionet që kishte brenda territorit sirian.
Megjithatë, disa ekstremistë vazhdojnë të mbajnë nën kontroll disa pjesë në provincën veriperëndimore të Idlibit.
Më 27 maj diktatori sirian Bashar al-Assad u shpall fitues me 95 për qind të votave dhe rrjedhimisht një mandat të katërt shtatë-vjeçar si president i vendit të shkatërruar nga lufta.
Këto ishin zgjedhjet e dyta presidenciale që kur filloi konflikti 10 vjet më parë. Opozita dhe vendet perëndimore i kanë quajtur mashtrim.





