Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në rreth 78 milionë. Gjithsej 77,814,187 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithashtu, deri tani 1,711,465 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, ndërsa 54,703,120 janë shëruar nga ai. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 18,473,716 raste.

Pas SHBA-së radhiten India me 10,075,422 raste, Brazili me 7,264,221, Rusia 2,906,503, Franca 2,479,151, Britania 2,073,511, Turqia 2,043,704, Italia 1,964,054, Spanja 1,830,110, Argjentina 1,547,138, Gjermania 1,534,116, Kolumbia 1,518,067, Meksika 1,325,915, Polonia 1,214,525 dhe Irani me 1,170,743 raste.