Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Çako është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 11:00 të kësaj të premteje, ku qendroi për rreth një orë.
Pasi doli, Çako tha për mediat se është pyetur për një çështje, por nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
Ai tha se çështja për të cilën ai është pyetur nuk lidhet me postin që ai mban aktualisht dhe as me institucionin që ai drejton.
Drejtori i Emergjencave Civile tha se është thirrë në SPAK si person që ka dijeni dhe jo se ka ndonjë hetim ndaj tij.
Kujtojmë që Haki Çako ka qenë drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.