Ngjarja në Lahore, Pakistan, ku një grua u rrethua nga një turmë e egërsuar për shkak të një veshjeje me mbishkrimin “halva” në gjuhën arabe, ka theksuar ndjeshmërinë dhe tensionet lidhur me çështjet fetare në disa vende të caktuara. Shprehja “halva” në gjuhën arabe do të thotë “ëmbëlsirë” dhe nuk ka domethënie fetare.
Dikush duket se keqkuptoi mbishkrimin në një varg të Kuranit dhe akuzoi gruan për mungesë respekti ndaj fesë, ndërsa shpejt paniku u përhap në turmën që tentoi të rrethonte gruan.
Incidenti ndodhi në një restorant në tregun Achhra në Lahore, ku në një video shihet gruaja që përpiqet të fshehë fytyrën kur një burrë i nevrikosur i bërtet. Ajo mban veshur një fustan të bardhë me mbishkrime në gjuhën arabe por pa referenca fetare.
Gruaja duket e tmerruar teksa turma rreth saj zmadhohet, derisa një oficere policie femër afrohet duke marrë në arrestim mbrojtjeje, gruan e tmerruar.
Oficerja e guximishme , e njohur tashmë si Syeda Shehrbano Naqvi mbuloi gruan me një mbulesë dhe e nxorri nga restoranti, ndërsa foli me turmën duke i sqaruar se mbishkrimet nuk kishin referenca blasfemie.
Më pas oficerja Sheharbano komentonte: “Askush nuk e dinte çfarë ishte shkruar në bluzë por turma ishte tërbuar me përhapjen e fjalës. Ne e nxorrëm jashtë atë që të ishte e sigurtë”.