05 mars 2015– Bllofi i rradhës i Rrezart Tacit me blerjen e ekipeve të futbollit në Spanjë, Itali etj kësaj rradhe nuk kaloi si një shaka cazë e pa kripë e të pasuruarve të rinj të vendeve ish-komuniste. “Petrolieri” (naftaxhiu) Taci sic shkruajnë mediat italiane kishte kërkuar të blinte skuadrën e futbollit të  Parmës, që ishte në vështirësi të mëdha ekonomike. Ai arriti ta blinte Parmën, caktoi edhe CEO-n e ekipit, një djaloshh të ri shqiptar, por si shumica e bizneseve të Tacit nuk pagoi paratë për blerjen dhe telashet ekonomike të Parmës vazhduan. Këto manovra finaciare-sportive të “naftaxhiut” (petroliere) Taci nuk kaluan pa rënë në sy të 007-ve italiane. Shërbimi sekret Italian, në bashkëpunim me karabinierinë dhe prokurorinë e Parmës hapën një hetim, për këtë blerje të dyshimtë. Hetimi eci para dhe u hap një cështje penale.

Në rregjistrin e të dyshuarve me akuzën falimentim mashtrues krahas funksionarëve të ekipit u rregjistruan edhe emrat e dy oficerëve madhorë të Rojes së Finacës italiane. Bëhet fjalë për kolonelin Danilo Petrucelli, komandant i Rojes së Financës së Parmës dhe për nën/kolonelin Luca Albanese-n shef të nuklit të policisë tatimore të Parmës. Ata dyshohen se në mënyrë të qëllimshme kanë vonuar transmetimin e informacioneve thelbësore, që provonin se manevrat e ndërlikuara financiare të Taci&CO kishin për qëllim të organizonin një falimentim mashtrues të Ekipit të Parmës, me qëlllim përfitimi.

Dy kolonelët u hoqën menjëherë nga Roja e Financës e Parmës. Ata tashmë janë vënë në dispozicion të drejtësisë italiane. Sipas GIP (gjykatësi  i hetimeve paraprake) ende është herët për të folur për një mision rogator në Shqipëri për të marrë në pyetje “naftaxhiun” Taci.

/Gj.Th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/