Një gjë paksa jo e zakontë, që vërtetë nuk e hasim shpesh tek këngëtarët tonë, ka ndodhur me Rezarta Shkurtën, e cila ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Facebook’ për të shprehur lëvdatat e saj karshi Dafinës.

Në rreshtat e postuar nga ana e Rezit, ajo e kishte cilësuar Dafinën si këngëtaren më të kompletuar në muzikën modern, të cilën e ka krahasuar me yllin me famë botërore, Rita Ora.

"Jam koshiente se ketë që do të them rrallë e pranon një kolege për kolegen në Shqipëri. Por, unë me kënaqësinë më të madhe do ta them. Personalisht për mua si artiste, Dafina është super e talentuar, dhe më mira për sa i përket muzikës moderne. Nuk ka asgjë më shumë Rita Ora, përveç se pati fat që nuk u lansua në Shqipëri, ka shkruar këngëtarja nga Shqipëria.”- ka shkruar Rezarta në Facebook.

Krahas këtij shkrimi ajo ka publikuar edhe këngën e Duffyt, “Bloodah”.