Forcat ruse janë duke sulmuar me raketa Institutin Fizik në qytetin e Kharkiv, që përmban material bërthamor dhe një reaktor, sipas shërbimit të sigurisë kombëtare të Ukrainës.
Sipas asaj që shkruan Sky News, autoritetet vendase thanë se një goditje në objektin bërthamor mund të çonte në “katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti më herët kërkesën dretjuar NATO-s për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, një opsion i përjashtuar nga aleanca për shkak të shqetësimeve që një veprim i tillë do ta fuste Perëndimin në luftë.
“Bota është mjaftueshëm e fortë sa për të mbyllur qiejt tanë”, tha Zelenskyy në një fjalim video.
Vladimir Putin paralajmëroi të shtunën se Moska do ta konsideronte një lëvizje të tillë akt armiqësor.





