Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet policore në Korçë, nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.
Sipas raportimeve R.GJ. ndezi një zjarr në fshatin Klocë të Maliqit për të pastruar tokën nga mbetjet e thara bimore, por flakët i dolën nga kontrolli dhe dogjën një sipërfaqe të madhe me bimësi, duke rrezikuar dhe disa banesa pranë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe shërbimeve të Policisë, u bë e mundur shuarja e zjarrit.