E çuditshme, por e vërtetë! Njerëzit në Tajlandë ndëshkohen deri me burg nëse ofendojnë një pjesëtar të familjes mbretërore tajlandeze, qoftë ky dhe qen.
Një i ri tajlandez rrezikon të dënohet me 37 vite heqje lirie, nëse gjykata vendos që qeni është pjesë e familjes. Thanakorn Siripaiboon akuzohet se ka pëlqyer dhe më pas ka shpërndarë në rrjetet sociale, një postim ku imazhi i mbretit shfaqet i modifikuar. Sipas avokatit të të pandehurit, postimi përfshinte tri foto, dhe një mesazh satirik për qenin.
Akuzat që rëndojnë ndaj punëtorit janë me të vërtetë të rënda, që përfshijnë secila nga 15 vjet heqje lirie.