Marrëdhënia dashurore mes një çifti gjermanësh ka përfunduar si mos më keq. Biznesmen rrezikon deri në pesë vjet burg, pasi e dashura e tij Rica Varna gjeti vdekjen, pasi u mbyt me një kastravec, të cilin e përdornin si lodër seksuale.
Bëhet fjalë për 46-vjeçri Oliver Dietman, i cili e ftoi të dashurën e tij në apartament, ndërkohë që gruaja dhe vajza e tij nuk ishin në qytet, raporton Bild.
Në prani të babait të viktimës dhe të motrës, Dietman ka treguar detaje të lidhjes së tyre në sallën e gjyqit në Gjykatën e Mannheim.
“Shpesh përdornim perime si zëvendësuese të lodrave seksuale”, ka thënë ai. 46-vjeçari ka treguar se e kishte takuar Rican në vitin 2004, ndërsa marrëdhënia e tyre u kthye në raport seksusal pas 5 viteve. Në korrik të 2014-ës ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ku kastraveci ishte përdorur për ta kënaqur atë.
46-vjeçari ia kishte futur kastravecin të dashurës në gojë. Por në këtë moment, nga kuzhina kishte dalë tym. Burri ishte kujtuar se kishte futur një copë mishi për të pjekur për qenin e tij dhe kishte shkuar në kuzhinë, kishte ushqyer qenin dhe më pas kishte pirë një cigare në ballkon. Kur ishte kthyer në dhomë e kishte gjetur të dashurën e tij 46-vjeçare pa ndjenja. Kastraveci i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “tentova t’ia heq, por ishte shumë e vështirë”, tha ai.
Gruaja, po 46-vjeçare ra në koma dhe humbi jetën më vonë në spital. Autopsia më pas kishte zbuluar edhe se gruaja kishte konsumuar alkool, 4 herë me shumë se norma e lejuar për të drejtuar makinën.