Një person në Tiranë ka zgjedhur një mënyrë sa interesante, aq edhe të rrezikshme e aventuriere për të ushtruar pasionin e tij për palestrën.

Ai shihet teksa në mes të ditës, në pikun e vapës, bën palestër në fillim të autostradës Tiranë-Durrës dhe më konkretisht në pjesën e mbikalimit tek “Casa Italia”.

Një zgjedhje shumë e keqe, aspak e mençur dhe tepër e çmendur, e cila ka vënë në rrezik jo vetëm jetën e tij, por edhe të shumë drejtuesve të automjeteve, pasi në rast se ky person bie nga vendi ku po “bën palestër”, është e sigurt që makina e parë që kalon, ka për t’i kaluar sipër.