BRAZIL, 3 prill 2013 – Një vajzë në stacionin e metrosë në Sao Paolo, në Brazil, për një qime evitoi vdekjen në shinat e trenit, ndërsa po kërkonte telefonin celular, që i kishte rënë në binarë. E gjithë kjo ngjarje u xhirua me kamerë dhe po bën xhiron e botës.
Xhirimi tronditës tregon çastin kur vajzën, në momentin fundit, e shpëtuan një i ri dhe një burrë nga sigurimi duke e tërhequr për dore përpara trenit. Për fat, vajza, nuk u lëndua.





