16 mars 2014– Depresioni padyshim që është një prej sëmundjeve psikike, që po njeh një përhapje të madhe gjatë kohëve të fundit.Të rinj, të rritur, por edhe të moshuar janë të prekur prej tij në të gjithë botën.
Ndarja nga i dashuri ose e dashura, humbja e parave, borxhet e mëdha, dështimi në shkollë, frika e madhe nga prindërit janë disa nga arsyet që shtyjnë shumë persona të bien në depresion.
Por si mund të luftohet depresioni duke konsumuar disa ushqime? Fare thjesht. Ushqimet e mëposhtme janë ato që duhet të konsumoni më shpesh, kur e ndieni veten se keni filluar të bini në depresion.
Omega 3, ndryshe thënë vaj peshku është njëri ndër ushqimet më të mira për të luftuar depresionin. Tuna është një lloj peshku që ka në përbërje një përqindje të madhe të Omega 3 të shëndetshëm, prandaj ju këshillohet që të konsumoni sa më shumë peshk tuna.
Preferohet që peshkun ta hani të shoqëruar dhe me diçka tjetër si për shembull me një limon, me një qepë të gjelbërt, me vaj susami ose me një spec të kuq.
Një pjatë me salmon gjithashtu është mëse e preferuar që të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga depresioni.
Në përgjithësi, të gjitha produktet detare janë të pasura me Omega 3, prandaj ju duhet të jeni të ‘dashuruar’ më shumë te këto produkte që janë pozitive edhe për shumë aspekte tjera.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





