Kevin-Prins Boateng është transferuar në Spanjë dhe e ka nisur shkëlqyeshëm te Las Palmasi, duke shënuar në të dyja ndeshjet e para në Primera. Megjithatë, ganezi nuk e harron Italinë dhe pas tërmetit të frikshëm që goditi këtë vend, para disa ditësh, vendosi të ekspozonte një fanellë kushtuar vendit ku jetoi për shumë vite.

Në fakt, rregullorja e ndalon një gjë të tillë dhe mesfushori rrezikonte një gjobë prej 3 mijë eurosh. Gjithsesi, Komisioni i Disiplinës në federatën spanjolle ka vendosur ta kalojë këtë ngjarje pa marrë asnjë masë, duke gjykuar arsyen e ekspozimit të fanellës.