Në prag të stinës së dimrit ka nisur pastrimi i kolektorëve në Shkodër pasi rrezikonin të përmbytnin qytetin.

Ky lajm u bë i ditur nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë tolerim për ata që ndërtojnë pa leje dhe i bllokojnë.

“Prej ditësh, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës Kanalizime po punojnë për pastrimin e kolektorëve të shkarkimit të ujërave në qytetin tonë. Por në punë e sipër, jemi përballur me bllokime pa kriter, të trashëguara në vite që e kanë kthyer këtë sistem kullimi në një mision të pamundur për qarkullimin e ujit nga ndërtimet pa kriter.

Kemi hartuar një plan pune me institucionet tona dhe IMT-në për të ndërhyrë pa asnjë kompromis për lirimin e këtyre hapësirave dhe çlirimin e këtyre kolektorëve që kthehen në rrezik për qytetin sa herë ka reshje shiu. Një punë që do ta bëjmë bashkë me komunitetin në shërbim të Shkodrës”, njofton policia.