I vlefshëm nga data 29 mars 2013, ora 12:00 deri më 30 mars 2013, ora 23:59
TIRANË, 29 mars 2013- Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore ka dhënë këtë informacion sipas llogaritjeve të orës 10:00:
Liqeni i Shkodrës
Pritet që niveli i liqenit të jetë ende i rrezikshëm për sot (29 mars 2013). Pritet që niveli i liqenit përgjatë ditës së sotme, deri mbrëmjen e datës 30 mars 2013 të jetë me tendencë rënieje. Nga mesnata e datës 30 mars 2013 dhe përgjatë datës 31 mars 2013 niveli i liqenit pritet të jetë me tendencë rritjeje.
Drini
Pritet një qëndrueshmëri e prurjeve në Drin për sot (29 mars 2013). Prurjet do të jenë të nivelit mesatar dhe rreth të njëjtit nivel, deri mbrëmjen e datës 30 Mars 2013. Nga mesnata e datës 30 mars 2013 dhe në vazhdim përgjatë datës 31 Mars 2013 prurjet pritet të jenë me tendencë rritjeje.
Buna
Pritet që niveli i Bunës të jetë i rrezikshëm për sot (29 mars 2013). Pritet që niveli i lumit gjatë ditës së sotme, deri mbrëmjen e datës 30 mars 2013, të jetë me tendencë rënieje. Nga mesnata e datës 30 mars 2013 dhe përgjatë datës 31 mars 2013 niveli i lumit pritet të jetë me tendencë rritjeje.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





