Pas tërmetit që tronditi vendin mbrëmjen e së dielës, sizmologu Rrapo Ormeni ishte i ftuar në një lidhe direkte për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku na ka qetësuar të gjithëve.
Pasi na ka treguar edhe njëherë se si duhet të veprojmë në rast se bie tërmet, sizmologu ka treguar se nuk priten tërmete të tjerë aq të fortë sa ai të dielës mbrëma.
Rudina Magjistari: Presim një goditje të fortë?
Sizmologu Rrapo Ormeni: Kishte dy arsye ky tërmet, e para ishte i cekët prandaj u ndie shumë në zonën epicentrale dhe në Tiranës, nëse në zonën e epiqendrës u ndie 6 ballë, në Tiranë u ndje 5 ballë. Por për tërmetet e cekët në largësi më të mëdha, ndjeshmëria është shumë më e ulët.
Rudina Magjistari: Duke konstatuar që tërmetet e tjerë kanë qenë më të lehtë, do të thotë që ka kaluar rreziku më i madh, nuk do kemi më një goditje të fortë apo ajo?
Sizmologu Rrapo Ormeni: Që natën e mbrëmshme e thashë sepse goditja që ra 7 minuta më vonë, ishte me magnitudë 3.9 dhe të tjerat që po vinin, me magnitudë më të vogël. Nga kjo kuptohet se ajo ishte një goditje kryesore dhe pasgoditjet janë gjithmonë më të vogla se goditja kryesore. Për këtë arsye qetësojmë qytetarët se është një proces që ndodh, por nuk do ketë një goditje më të madhe se ajo kryesore, apo sa ajo. / Tv Klan