Nëse enët e gjakut të organizmit do të shtriheshin në vijë të drejtë ato do të kishin një gjatësi prej rreth 100 000 kilometra.

Enët e gjakut, bashkë me zemrën dhe muskujt e tjerë janë përbërësit kryesorë të sistemit të qarkullimit të gjakut. Ky rrjet i jashtëzakonshëm e transferon gjakun në çdo cep të trupit.

Nëse rrugëtimi i gjakut has pengesa, atëherë qelizat nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjen apo ushqyes të tjerë të nevojshëm.

Shenjat treguese të qarkullimit të dobët të gjakut

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse gjymtyrët tuaja nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak, atëherë duart dhe këmbët do të jenë të ftohta ose të mpira.

Gishtat mund të nxihen, lëkura mund të thahet, thonjtë bëhen të brishtë dhe flokët bien. Si Të Përmirësoni Qarkullimin E Gjakut

Hiq dorë nga cigarja

Nikotina është e dëmshme për enët e gjakut dhe e trash gjakun.

Nëse e pini, lënia e cigares është hapi kryesor për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Mbaj nën kontroll tensionin e gjakut

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, tensioni i lartë i gjakut ngurtëson enët e gjakut dhe ngadalëson qarkullimin e tij.

Matja e tensionit duhet të jetë e përditshme nëse keni probleme. Kontrolli për tensionin te mjeku duhet kryer një herë në muaj.

Nivelet e përshtatshme të tij janë 12/8.

Pini ujë

Gjysma e përmbajtjes së gjakut është ujë.

Pini 8 gota me ujë në ditë dhe më shumë nëse kryeni aktivitet fizik ose nëse qëndroni në temperatura të larta.

Mos rri shumë ulur

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë vështirëson qarkullimin në pjesën e mbrapme të trupit. Ai dobëson muskujt e këmbës dhe ngadalëson qarkullimin në këtë zonë.

Përpiquni të ecni sa më shumë në këmbë, sepse kjo mënyrë e përmirëson qarkullimin e gjakut.

Aktiviteti fizik

Çdo lëvizje furnizon qelizat me oksigjen.

Aktivitete të mira fizike janë ecja, vrapi, noti e të tjera. Njeriu duhet të kryejë të paktën 30 minuta ecje ose aktivitet fizik në ditë.

Qarkullimi i mirë i gjakut

Mbajtja e këmbëve lart herë pas here është një mënyrë shumë e mirë për të orientuar qarkullimin e gjakut.

Ky pozicion është i rekomandueshëm kur ju enjten kyçet dhe këmbët.

Hani më shumë barishte dhe më pak mish

AgroWeb.org rekomandon frutat dhe perimet, pasi janë shumë të mira për qarkullimin e gjakut. Qëndroni larg yndyrnave të ngopura që gjenden tek mishi i kuq, pula, djathi e të tjerë.

Kujdes me kripën madje eleminojeni dhe kujdesuni për peshën trupore./AgroWeb