Dy persona janë shpëtuar mbrëmjen e sotme pasi skafi i tyre i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit në Vlorë.

Bëhet me dije se Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, shpëtuan dy shtetas që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues dhe u dërguan për ndihmë mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.

Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.