Kremlini refuzoi sërish të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e muajit të kaluar të një avioni të Azerbajxhanit Airlines, ku humbën jetën 38 njerëz, pavarësisht këmbënguljes së Bakut se avioni u godit nga zjarri rus.
Moska as nuk e ka mohuar dhe as ka konfirmuar këtë version të ngjarjes, duke nxitur zemërimin e Azerbajxhanit, një vend i Kaukazit që është aleat i Rusisë.
I pyetur sot në lidhje me akuzat e Azerbajxhanit, zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov u përpoq të shmangte ngjarjen, duke thënë vetëm se ai shpresonte për një ” hetim objektiv dhe të paanshëm”.
“Ne jemi të interesuar për një hetim tërësisht objektiv dhe të paanshëm për të gjetur shkaqet e kësaj fatkeqësie. Ju siguroj që ekspertët rusë po ofrojnë ndihmën e nevojshme në hetim,” tha Peskov.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 25 dhjetor midis Baku dhe Grozny, kryeqyteti i republikës ruse të Çeçenisë në Kaukaz, por u rrëzua pranë Akhtau, Kazakistan.