Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për rrëzimin e avionit privat në zonën e Vermoshit.
Policia njofton se avioni ka rënë në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar).
Njoftimi i plotë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.
Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.





