Donald Hoxhaj është njëri nga personat që humbi jetën sot, pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Malësi të Madhe.
Një helikopter i Forcave të Armatosura të Shqipërisë me 3 persona në ekuipazh. është rrëzuar mesditën e sotme rreth orës 14:00, në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe. Nga aksidenti i rëndë, humbën jetën kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, ndërsa ushtari profesionist Gerald Baramuca mbijetoi.
Njoftimi zyrtar i Ministrisë:
Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.
Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.
Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi.





