23 nëntor 2014–  Ikona  e komedisë amerikane të viteve’70, Bill Cosby është vënë në shënjestër të akuzave të rënda nga disa gra të cilat rrëfejnë se i quajturi ‘baba i Amerikës’ i ka ngacmuar seksualisht kur ishin të reja. Listës prej të paktën 8 femrave, të cilat në kohën kur ngrenë akuzat kanë qenë të reja dhe femra të njohura si modele apo aktore, i është shtuar së fundmi edhe Carla Ferrigno, bashkëshortja e Lou Ferrigno, i njohur për interpretimin e Hulkut të tmerrshëm, e cila e ka cilësuar komedianin si një monstër të vërtetë. Ish-lepurushja e ‘Play boy’ ka rrëfyer se një mik i Cosby kishte sajuar një takim të çiftit me Cosby dhe gruan e tij. Në mbarim të darkës përfunduan në shtëpinë Cosby për të luajtur një lojë bilardo.

“Një moment mbeta vetëm me të. Më shtrëngoi fort dhe më puthi me dhunë. Mezi arrita t’i shpëtojë nga duart e të largohem”, rrëfen gruaja një episod të ndodhur në vitin 1967. Ferrigno ka shpjeguar se në kohën kur ndodhi ngjarja vendosi të mos fliste pasi Cosby ishte aq i dashur dhe i njohur për publikun sa askush nuk do ta besonte. “Ndërsa sot, – vazhdon ajo, – kam vendosur të flas e inkurajuar edhe nga femra të tjera që kanë denoncuar të njëjtën gjë. Kori i akuzave ndaj ikonës së kinemasë amerikane e ka errësuar mjaft famën e tij.